Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Plani për barazinë gjinore 2025–2030 drejt finalizimit: Bashkia Elbasan mbyll konsultimet publike
Në vijim të angazhimit të vazhdueshëm për ndërtimin e një bashkie gjithëpërfshirëse dhe të ndjeshme ndaj çështjeve gjinore, Bashkia Elbasan zhvilloi sot takimin përmbyllës për finalizimin e Planit Vendor të Veprimit për Barazinë Gjinore (PVVBGJ) 2025–2030. Takimi u mbajt në sallën multifunksionale të bashkisë dhe mblodhi rreth tryezës grupin e punës ndërinstitucional, përfaqësues të UN Women Shqipëri, shoqërisë civile dhe aktorë të tjerë lokalë, si pjesë e procesit të konsultimit publik për dokumentin strategjik. Ky plan është hartuar në kuadër të zbatimit të Strategjisë Kombëtare për Barazinë Gjinore 2021–2030, si dhe në përputhje me Kartën Evropiane për Barazinë e Grave...