Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Plani izraelit për të pushtuar Gazën, Britania e Madhe: E papranueshme! Jem i kundër zgjerimit të operacioneve ushtarake
👁2447
Britania e Madhe ka reaguar ndaj planit izraelit për të pushtuar enklavën palestineze. Çdo përpjekje nga Izraeli për të aneksuar territorin në Gaza do të ishte “e papranueshme”, paralajmëroi sot Sekretari i Jashtëm Britanik Hamish Falconer. “Ne jemi kundër zgjerimit të operacioneve të Izraelit. Çdo përpjekje për të aneksuar territorin në Gaza do të ishte e papranueshme”, tha Falconer para Dhomës së Komunave. Më tej ai shtoi se “enklava palestineze nuk duhet të gjymtohet ose t’i nënshtrohet ndonjë ndryshimi demografik”. Top Channel