Plan-operacioni ‘Plazhi i lirë’/ Sekuestrohen 170 komplete me çadra dhe shezlongë, 6 persona merren nën hetim…

Plan-operacioni ‘Plazhi i lirë’/ Sekuestrohen 170 komplete me çadra dhe shezlongë, 6 persona merren nën hetim…

Gjatë kontrolleve, në dy hapësira publike, në plazhin e Vilë Bashtovës dhe në plazhin e quajtur “Rëra e Bardhë”, te Kepi i Rodonit, u hoqën dhe u sekuestruan në total 170 komplete me çadra dhe shezlongë, që ishin vënë në mënyrë të paligjshme nga 6 shtetas. Shërbimet e komisariateve të Policisë Durrës dhe Kavajë, në kuadër të plan-operacionit “Plazhi i lirë”, kanë vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike që zihen pa lejen përkatëse nga subjektet në bregdet, duke vënë çadra dhe shezlongë. Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi...
Burimi: Sot.com.al