Plagosjet me thikë në Shkodër dhe Theth, 3 të arrestuar, mes tyre 2 vëllezër

Plagosjet me thikë në Shkodër dhe Theth, 3 të arrestuar, mes tyre 2 vëllezër

Një përplasje për motive të dobëta ka përfunduar me plagosjen e një 42-vjeçari në Shkodër. Ngjarja ndodhi në lagjen “Tre Heronjtë”, ku gjatë një konflikti fizik, dy vëllezër dyshohet se goditën me sende të forta dhe me thikë një shtetas, i cili ndodhet nën kujdes mjekësor, jashtë rrezikut për jetën. Policia bëri me dije se ka arrestuar dy vëllezërit B. B., 38 vjeç, dhe B. B., 41 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Ndërkohë, një ngjarje e ngjashme është regjistruar në fshatin Nderlysaj të Thethit,...