Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Plagosje me thikë në Vlorë, 25-vjeçari transportohet në spital
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në lagjen “Pavarësia” në Vlorë, ku një person është plagosur me thikë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, ndërsa i plagosuri, një 25-vjeçar, është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit që çoi në përdorimin e armës së ftohtë, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. Gjendja shëndetësore e të riut nuk dihet ende, ndërsa uniformat blu po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.