Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Plagosje me thikë në Tiranë, autorit i gjendet edhe një kallashnikov ‘floriri’
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Gold”, duke parandaluar përshkallëzimin e një konflikti të rrezikshëm mes dy shtetasve në kryeqytet. Ngjarja ndodhi në Rrugën e Kavajës, ku 45-vjeçari F. G., banues në Tiranë, dyshohet se është përfshirë në një konflikt fizik me shtetasin N. M., 38 vjeç, të cilin e ka goditur me thikë për motive të dobëta. Fatmirësisht, i plagosuri ka marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas ngjarjes, F. G. është kthyer në banesën e tij, ku mbante një armë zjarri kallashnikov pa leje, të cilën e ka marrë dhe më...