Plagosje me thikë në Tiranë, 26-vjeçari dërgohet në spital, policia shoqëron autorin
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, në zonën e ish-Parkut. Policia bën me dije se 26-vjeçari F.P., u godit me mjet prerës rreth orës 19:45, teksa ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mundur të identifikojë dhe shoqërojë në komisariatin E.P., 53 vjeç i dyshuar si autor i ngjarjes. Njoftimi i policisë: Tiranë/Informacion paraprak Më datë 06.09.2026, rreth orës 19:45, tek ish-Parku, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, është goditur me mjet prerës shtetasi F. P., 26 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë mbërritur në vendngjarje dhe, në vijim të veprimeve të para hetimore, kanë bërë të mundur identifikimin...
Burimi:
syri.net