
Plagosje me thikë në Pogradec një person në spital, autori në kërkim
👁8418
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Pogradec, në lagjen nr. 3, pranë një dyqani. Sipas informacioneve paraprake, 36-vjeçari M. T. është goditur me mjet prerës pas një konflikti të çastit me shtetasin L. O. për motive të dobëta. I plagosuri është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, autori është shpallur në kërkim, ndërsa forcat e policisë po vijojnë kontrollet për kapjen e tij. Grupi hetimor, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.
Burimi:
Syri.net