Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Plagosje me thikë në Durrës, policia në vendin e ngjarjes
👁3601
Një incident është regjistruar pak minuta më parë në Durrës. Një person është plagosur me thikë afër Shërbimit Zjarrfikës, në lagjen 17 të qytetit bregdetar. Gazetarja e Top Channel, Vali Qyrfyçi, raporton se policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e plotë të incidentit. Top Channel