Plagosje me armë zjarri në Tiranë, 27-vjeçari vetëparaqitet në spital/ EMRI

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, 27-vjeçari vetëparaqitet në spital/ EMRI

Një 27-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Freskut në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake nga policia e kryeqytetit, i riu është vetëparaqitur në spitalin e Traumës rreth orës 19:10 për ndihmë mjekësore. I plagosuri është identifikuar si Juglen Abazi, rreth 27 vjeç, i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve. “Rreth orës 19:10, është vetëparaqitur për ndihmë mjekësore në spital shtetasi J. A., rreth 27 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në zonën e Freskut. Aktualisht, 27-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.“- njofton policia. Grupi hetimor po punon për sqarimin...