Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Plagosje me armë zjarri në Shkodër, identifikohet autori
Një person ka mbetur i plagosur pak pas mesnate në qytetin e Shkodrës, si pasojë e të shtënave me armë pas një konflikti. Mësohet se rreth orës 00:05, në lagjen “Perlat Rexhepi”, shtetasi P. F., 49 vjeç, ka qëlluar me armë ndaj J. Ç., 26 vjeç. I riu është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe e ka shpallur në kërkim, ndërsa kontrollet për lokalizimin dhe arrestimin e tij po vijojnë në disa zona të Shkodrës dhe përreth.