Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Plagosje me armë zjarri në Fresk, 27-vjeçari shkon vetë në spital
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në zonën e Freskut, ku i plagosur ka mbetur 27-vjeçari Juglen Abazi. Policia njofton se i riu është vetëparaqitur për ndihmë mjekësore në spital. Njoftimi i policisë: Rreth orës 19:10, është vetëparaqitur për ndihmë mjekësore në spital shtetasi J. A., rreth 27 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në zonën e Freskut. Aktualisht, 27-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.