Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Plagosje me armë zjarri në Durrës, shpallet në kërkim autori
Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte në Shkafanë të Durrësit. Sipas njoftimit zyrtar, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta një 35-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri në këmbë një bashkëmoshatarë. I plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy shtetas. “Rreth orës 17:45, në Shkafanë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. D., 35 vjeç, ka plagosur me armë zjarri (pistoletë) shtetasin M. J., 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën....