Plagosja në Bazën Ajrore të Kuçovës, efektivi transportohet nga Berati drejt Spitalit të Traumës në Tiranë

Plagosja në Bazën Ajrore të Kuçovës, efektivi transportohet nga Berati drejt Spitalit të Traumës në Tiranë

FOTO ILUSTRUESE KUÇOVË- Një efektiv i Forcave të Armatosura është plagosur pasditen e kësaj të marte në Bazën Ajrore të Kuçovës pasi është qëlluar me armën e shërbimit. Ngjarja është regjistruar rreth orës 16:46, ndërsa efektivi, me inicialet E. D. ka marrë një plagë në shpatull. Pas incidentiT atij i është dhënë ndihma e parë dhe është transportuar fillimisht në Spitalin Rajonal të Beratit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme, me parametrat jetësorë brenda normës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Për shkak të nevojës për trajtim më të specializuar, efektivi është transportuar drejt Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë. Ndërkohë Policia Ushtarake ka nisur verifikimet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e incidentit dhe për të përcaktuar se si...