Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Plagosja me thikë në zemër e të riut në Vlorë, policia sqaron ngjarjen
Një incident u shënua pasditen e sotme në lagjen ‘Pavarësia’ në Vlorë, ku një 25-vjeçar u plagos me thikë afër zemrës. Policia ka dalë me një njoftim publik ku sqaron ngjarjen. Uniformat blu bëjnë me dije se autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi me iniciale Sh.S., 24 vjeç është shpallur në kërkim. Njoftimi: Sot, rreth orës 19:00, në lagjen “Isa Boletini”, në një berberhanë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Sh. S., 24 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin M. Sh., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna...