Plagosja me thikë në zemër e 25-vjeçarit në Vlorë, si nisi konflikti brenda berberhanes

Plagosja me thikë në zemër e 25-vjeçarit në Vlorë, si nisi konflikti brenda berberhanes

Një incident është shënuar pak momente më parë në Vlorë, ku një 25-vjeçar është plagosur me thikë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Pavarësia pranë një berberhane, raporton gazetari i Top Channel, Mikel Marsi. 25 vjeçari M.Shaka ka mbërritur në spital i qëlluar me thikë pranë zemrës dhe aktualisht ndodhet në sallë. Sipas mjekëve, i riu ka mbërritur në gjendje koshiente. Dyshohet se shtetasi M.Shaka ka qenë kursant në berberhane dhe konflikti ka qenë brenda ambienteve të berberhanes. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po merr në pyetje ata që mund të kenë dijeni për ngjarjen dhe kapjen e autorit. Njoftimi...