Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, “arrest me burg” për autorin
👁10516
Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 56-vjeçarin Shpëtim Osma, i cili akuzohet për plagosjen me armë zjarri të fqinjëve të tij, çiftit Sami dhe Nadire Disha. Ngjarja ndodhi në fshatin Gos të Rrogozhinës, ditën e Kurban Bajramit, 6 qershor. Kujtojmë se të plagosur nga kjo ngjarje kanë mbetur dy bashkëshortët Disha. Burri mësohet se ka marrë një plumb në këmbë, ndërsa bashkëshortja e tij është plagosur në bark. Ata u dërguan në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. E lënduar, mbeti edhe vajza e çiftit Disha, e cila ishte e pranishme gjatë këtij konflikti....