Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Plagosja e dy të rinjve në Sarandë, policia dhe FNSH në kërkim të dy vëllezërve si autorë të dyshuar. Janë me precedentë
Policia e Sarandës është vënë në lëvizje në kërkim të dy vëllezërve si autorë të dyshuar të plagosjes së dy të rinjve ditën e sotme. Në kërkim të tyre janë edhe forca të FNSH. Njëri është Ramadan Zoto alias Ramadan Canaj, 43 vjeç, i dënuar më parë në Greqi për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, aktualisht në proces gjyqësor në Sarandë për “goditje për shkak të detyrës”. Konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë, pasi gjatë veprimtarisë në Greqi ka shkëmbyer zjarr edhe me policinë greke disa vite më parë. Në kërkim është shpallur edhe Erjon Canaj, 35 vjeç, vëllai tij....