Plagosi të ëmën me thikë, 26-vjeçari shtrohet në spitalin psikiatrik

Plagosi të ëmën me thikë, 26-vjeçari shtrohet në spitalin psikiatrik

Nexhmie Sula DIBËR-Gykata e Dibrës ka vendosur caktimin e masës së sigurisë ‘Shtrimi i përkohshëm në një spital psikiatrik’ për 26- vjeçarin, Hitler Sula i cili plagosi me thikë, nënën e tij, Nexhmie Sula, 50 vjeçe. Ngjarja u raportua më 2 gusht, ku një konflikt për motive të dobëta ka bërë që djali 26-vjeçar të marrë thikën dhe të qëllojnë rreth 7 herë mbi nënën e tij. Nga hetimet paraprake, i riu pas një periudhe të gjatë në emigracion, vuante nga stresi dhe gjendja depresive, çka dyshohet se ka çuar edhe në sulmin ndaj nënës.  Nexhmie Sula është drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare në fshatin Pocest. Ajo ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve. VENDIMI: Lidhur me çështjen penale Nr. 62 Akti datë regjistrimit 04.08.2025...