Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Plagosi me thikë partneren e ish-burrit se i dhunoi djalin, arrestohet 42-vjeçarja në Berat
👁3224
Një 42-vjeçare në Berat është arrestuar në flagrancë pasi ka plagosur me thikë bashkëjetuesen e ish-bashkëshortit të saj. Sipas njoftimit të Policisë, partnerja e ish-burrit, dy ditë më parë është vënë nën hetime pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të 42-vjeçares. “Specialistët e Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit arrestuan në flagrancë shtetasen P. Sh., 42 vjeçe, banuese në fshatin Kamçisht, Berat, pasi ditën e djeshme ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëjetuesen e ish-bashkëshortit, shtetasen B. I., 41 vjeçe, banuese në Kamçisht, Berat. Për shtetasen B. I, dy ditë më parë ka nisur procedimi penal...