
Plagosi me thikë bashkëmoshatarin, lirohet nga Gjykata e Sarandës 17-vjeçari
👁1967
Gjykata e Sarandës ka liruar 17-vjeçarin K. Cora, duke i caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Cora u arrestua nga Policia e Sarandës më 27 mars 2025, si autor i dyshuar i plagosjes me thikë të 17-vjeçarit B. Kalemi, ngjarje që ndodhi në rrugën “Butrinti” të qytetit të Sarandës. Kalemi mori tre thika në stomak dhe në ijë dhe u transportua në spitalin e Vlorës për mjekim të specializuar. Pas arrestimit të Corës, u shoqërua edhe një person tjetër, shok i Kalemit, për të dhënë dëshmi. Pas hetimeve, Prokuroria e Sarandës arriti në përfundimin se ngjarja kishte ndodhur ndryshe...
Burimi:
Top-Channel.tv