Burimi:
Javanews.al

Plagosi me armë të riun për një vend parkimi, publikohen pamjet kur 32-vjeçari ‘braktis’ taksinë dhe arratiset me një makinë tjetër
👁4083
Ky është momenti kur 32-vjeçari Franci Canaj, pas plagosjes së 29-vjeçarit Gerald Hoxha, braktis automjetin taksi dhe hipën në një tjetër makinë për t’u arratisur. Nga pamjet e siguruara për Report Tv shohim se Canaj, pasi zbret nga taksia në ngjyrë të verdhë, shkon drejt një makine tip ‘Audi’, raporton gazetari Sokol Dema. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 9 prillit pranë urgjencës së re të QSUT-së, ku Canaj qëlloi me armë zjarri ndaj Hoxhës, pasi ky i fundit kishte zënë një vend parkimi që dyshohet se ishte pretenduar nga autori. Fatmirësisht i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Kujtojmë që një...