Plagosi me armë 29-vjeçarin në Kukës, vetëdorëzohet autori, i gjendet kallashnikov e jelek antiplumb

Plagosi me armë 29-vjeçarin në Kukës, vetëdorëzohet autori, i gjendet kallashnikov e jelek antiplumb

foto ilustruese KUKËS-Fatjon Dauti, autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri 29-vjeçarit, Jakup Aga është vetëdorëzuar në Polici. Ngjarja u regjistrua më 8 shtator rreth orës 17:10, në vendin e quajtur “Kryqezi i Spitalit”, në qytetin e Krumës pas një konflikti për motive të dobëta mes Agës dhe Dautit. Dauti u shpall në kërkim pas ngjarjes dhe vetëm pas pamundësisë për t’u fshehur dhe negociatave me familjarët, sot është paraqitur para autoriteteve. Policia njofton se gjatë kontrollit në automjet dhe në banesën e tij, sekuestroi një armë zjarri kallashnikov, një dylbi, një antiplumb dhe municion luftarak. Njoftimi i policisë: Pas një pune intensive kërkimore, pamundësisë për t’u fshehur dhe negociatave me familjarët, vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së 29-vjeçarit, ditën e djeshme, në Krumë....