SPAK merr në pyetje sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave

SPAK merr në pyetje sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave

Gentian Keri TIRANË-Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Gentian Keri për çështjen e pagave të gjyqtarëve. Mësohet se Keri është pyetur nga një hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), ku ka dhënë shpjegimet e tij lidhur me procedurat e ndjekura nga Ministria e Financave. Gjatë dëshmisë, sekretari i Përgjithshëm ka deklaruar se ka vepruar në përputhje me ligjin. Ai është pyetur gjithashtu lidhur me pretendimet e një drejtoreshe të degës së Thesarit, e cila ka dëshmuar në SPAK se është kërcënuar prej tij. Keri ka sqaruar se nuk e kishte kërcënuar zyrtaren, por i kishte tërhequr vëmendjen për shkak se, sipas tij, ajo nuk kishte zbatuar ligjin. Çështja ka kaluar në SPAK pas kallëzimit të bërë nga...