Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Plagoset teksa ndihmonte në shuarjen e flakëve në Delvinë, 42-vjeçari dërgohet me urgjencë në QSUT
TIRANË- Një 42-vjeçar nga fshati Kopaçez i Delvinës ka mbetur i plagosur nga zjarret që prej disa ditësh kanë përfshirë zonën. Apostol Zhupa, banor i zonës, ishte përfshirë në përpjekjet për të ndihmuar në shuarjen e flakëve, por ka pësuar djegie të shumta në shpatulla dhe në gjoks. Banori ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Sarandës, por për shkak të gjendjes së tij është vendosur të transferohet me urgjencë drejt Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, në repartin e djegieve. Një ditë më parë, flakët dolën jashtë kontrollit dhe banorët e tre fshatrave u evakuuan. Ky...