Plagoset rëndë me armën e shërbimit ushtari në Kuçovë
Një ushtar i Forcave të Armatosura është plagosur rëndë me armën e shërbimit në Bazën Ajrore të Kuçovës, ku ishte caktuar me detyrë roje. Ngjarja është regjistruar pasditen e sotme, rreth orës 16:30–17:00. Efektivi, i identifikuar me inicialet O.D., dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit. Plumbi e ka kapur në kraharor, pranë zemrës. Pas incidentit, ushtari është transportuar me urgjencë në Spitalin e Beratit, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Gjendja e tij shëndetësore raportohet e rëndë, ndërsa po shqyrtohet mundësia e transferimit drejt Tiranës për trajtim më të specializuar. Rrethanat e ngjarjes mbeten për t’u sqaruar.
Burimi:
ntv.al