Plagoset me thikë 19-vjeçari në Korçë, kapet autori që kishte thyer masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’
Një konflikt mes disa të rinjve ka përfunduar me plagosjen e një 19 vjeçari në Korçë. Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në lagjen nr 11 të qytetit, ku i plagosur me thikë ka mbetur 19 vjeçari me iniciale M.A. Pak minuta pas ngjarjes, shërbimet e komisariatit kanë bërë të mundur kapjen e autorit, i cili dyshohet të jetë 23 vjeccari R.I. Autori i plagosjes do të arrestohet nga policia pasi ka thyer edhe masën e sigurisë "arrest shtëpie" ndërsa gjatë kontrollit ju gjet edhe një sasi canabis sattiva. Sa i përket të plagosurit, 19 vjeçari po merr mjekim në spitalin e Korçës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa ka marrë një plagë në kofshë. Nga ana e policisë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë...
Burimi:
syri.net