Pjesë e grupit të “Visit të Pojës”, Nexhmedin Danaj arrestohet në Abu Dhabi! Pronari i “Vlora Cable” akuzohet se trafikoi kokainë nga Amerika Latine, pritet ekstradimi
Arrestohet në Emiratet e Bashkuara Arabe ku ishte fshehur prej kohësh, një i shumëkërkuar si pjesë e një organizate të narkotrafikut nga Amerika Latinë drejt vendeve të BE-së. Ai është Nexhmedin Danaj, pronari i “Vlora Cable”, i shpallur në kërkim në kuadër të hetimeve për pastrim parash dhe trafik droge. I arrestuari në kuadër të operacionit të koduar “Të kërkuarit”, 57 vjeç, pritet të ekstradohet nga Abu Dhabi. Ai u hetua nga Italia dhe Shqipëria në kuadër të dosjes së operacionit të koduar “Ura”, bashkë me mbi 40 të dyshuar të tjerë. Grupi dyshohet se drejtohej nga personazhi i thirrur me pseudonimin “Visi i Pojës”. I dyshuari akuzohet nga SPAK edhe për kryerjen e pagesave të blerjes së drogës me anë të kriptomonedhave. “Si rezultat...
Burimi:
javanews.al