Pjerin Ndreu rrahu zyrtarin e Federatës së Basketbollit, reagon FSHB: Përgjegjësit të vendosen para ligjit

Pjerin Ndreu rrahu zyrtarin e Federatës së Basketbollit, reagon FSHB: Përgjegjësit të vendosen para ligjit

Federata Shqiptare e Basketbollit ka reaguar në lidhje me aktet e dhunës të regjistruara ditën e djeshme në ndeshjen Besëlidhja-Vllaznia në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, ku kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu dhunoi sekretarin e FSHB-së, Franko Bushatin. “Bushati, gjatë pushimit të ndeshjes së parë gjysmëfinale, e vlefshme për fazën e play-off-it të kampionatit të meshkujve, mes Besëlidhjes dhe Vllaznisë, u sulmua fizikisht dhe verbalisht nga drejtues dhe financues të klubit Besëlidhja.” – thuhet në komunikatën e FSHB-së, teksa dënon aktet e dhunës. Sipas FSHB-së, ky rast përbën një akt të dënueshëm ligjërisht të dhunës dhe për këtë, Franko Bushati...
Burimi: Gijotina.com