Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Pishina e Gërmisë rihapet pas analizave të fundit të ujit
Pas analizave të përfunduara të ujit në Pishinën e Gërmisë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka konfirmuar se cilësia e ujit është brenda standardeve të përcaktuara sipas rregullores për pishina, duke mundësuar rihapjen e pishinës për qytetarët. Në datën 24 korrik, IKSHPK kishte kërkuar mbylljen e pishinës bazuar në rezultatet preliminare të mostrave të marra, përpara se të përfundonin analizat përfundimtare. Pas përfundimit të analizave të datës 23 korrik, IKSHPK ka dhënë lejen për rikthimin e pishinës në përdorim, transmeton KultPlus. Komuna e Prishtines, ka shprehur shqetësim për komunikimet publike të parakohshme që shkaktuan alarm dhe konfuzion...