Pirro Vengu në mesnatë afër vatrave të zjarrit: Kjo është e qëllimshme dhe unë s’e pranoj këtë

Pirro Vengu në mesnatë afër vatrave të zjarrit: Kjo është e qëllimshme dhe unë s’e pranoj këtë

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka mbërritur sot në zonat e prekura nga zjarret në Shashicë dhe Kaninë, ku vazhdon beteja me flakët në terren. Në video, ai duket bashkë me kryetarin e Bashkisë Ermal Dredha dhe kryeplakun e fshatit të cilit i thotë se kjo zjarrvënie është e qëllimshme dhe e papranueshme. Në Kaninë, përveç angazhimit të efektivëve të Forcave të Armatosura dhe zjarrfikësve, sot në operacion u përfshinë edhe avionët ‘Canadair’ të cilët po ndërhyjnë nga ajri për të frenuar përhapjen e mëtejshme të flakëve. Situata mbetet serioze për shkak të erës dhe temperaturave të larta, ndërsa forcat...