Pinea Matoshi fiton çmimin “Young Actors Award 2026” në Gjermani
13 November, 2026 - 22:22 Aktorja kosovare Pinea Matoshi ka marrë një çmim në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Mannheim-Heidelberg në Gjermani, ku u vlerësua me “Young Actors Award 2026”, në edicionin e 75-të të festivalit. Çmimi i është ndarë për interpretimin në filmin “Dua”, të regjisores Blerta Basholli, ku Matoshi luan personazhin kryesor. Për aktoren, ky projekt shënon edhe paraqitjen e saj të parë në kinematografi. Në vlerësimin e jurisë ndërkombëtare, është veçuar natyrshmëria dhe bindshmëria e interpretimit të saj, duke theksuar se është e vështirë të besohet që bëhet fjalë për rolin e saj të parë në film. Ngjarjet e filmit zhvillohen në Prishtinë, në fund të viteve 1990, dhe ndjekin historinë e një vajze 13-vjeçare, përmes së cilës trajtohen tema si frika, pasiguria,...
Burimi:
kultplus.com