Petrit Halilaj fiton çmimin prestigjioz “Nasher Prize”
13 November, 2026 - 22:41 Artisti kosovar Petrit Halilaj është laureat i edicionit të nëntë të çmimit prestigjioz “Nasher Prize”, një nga vlerësimet më të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e skulpturës bashkëkohore. Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e Kosovës në SHBA, e cila ka përgëzuar artistin për këtë arritje dhe kontributin e tij në artin bashkëkohor. Me rastin e këtij vlerësimi, më 14 nëntor 2026, në orën 15:30, në Nasher Sculpture Center në Dallas të Teksasit, do të organizohet një bisedë publike me Petrit Halilajn, e pasuar nga një ceremoni festive. Ambasada e Kosovës ka ftuar bashkatdhetarët dhe artdashësit në Dallas që të marrin pjesë në këtë ngjarje, e cila shënon një tjetër sukses të artit dhe kulturës së Kosovës në skenën ndërkombëtare./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com