Gonxhja: 72% e buxhetit të MTKS shkon për artin dhe kulturën, synojmë model të ri menaxhimi në Bylis

Gonxhja: 72% e buxhetit të MTKS shkon për artin dhe kulturën, synojmë model të ri menaxhimi në Bylis

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja bëri të ditur sot se 72% e buxhetit të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit për vitin 2027 do t’i dedikohet artit, kulturës dhe trashëgimisë, me fokus të veçantë ndërhyrjet për restaurimin, mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e kalave, muzeve, siteve arkeologjike dhe monumenteve të kulturës. Në një intervistë televizive, Gonxhja u shpreh se në buxhetin 2027 është rritur me 80% fondi për financimin e trashëgimisë kulturore, ndërkohë që 5,45 miliardë lekë do të shkojnë për artin, kulturën dhe trashëgiminë. Sipas Gonxhes, buxheti i përgjithshëm i MTKS për vitin 2027 është 7,65 miliardë lekë, me një rritje prej 3,5% krahasuar me vitin 2026. “Gjithë buxheti i MTKS-së, që është me katër portofole, turizëm, kulturë, sport, por ka edhe rininë...