Pikëpyetjet mbi qeverisjen/ Mbahet sot seanca konstituive e Kuvendit të ri të Kosovës

Pikëpyetjet mbi qeverisjen/ Mbahet sot seanca konstituive e Kuvendit të ri të Kosovës

Pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, Kuvendi i Kosovës sot pritet të mbajë seancën konstituive të saj. Seanca është caktuar të nisë në orën 10:00. Seanca konstituive e Kuvendit është thirrur nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, më 1 prill. Sipas Rregullores së Kuvendit të Kosovës, punimet e seancës konstituive, deri në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, i drejton deputeti më i vjetër në moshë, i ndihmuar nga deputeti më i ri në moshë. Në rastin e tanishëm, seanca do të drejtohet nga deputeti më i vjetër, Avni Dehari nga Lëvizja Vetëvendosje dhe deputetja më e re, Sala Jashari nga...
Burimi: Syri.net