Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Pikat kufitare dhe turistike, punime për rritjen e sigurisë në rrugë
Sezoni veror ka nisur prej kohësh, ndaj Autoriteti Rrugor Shqiptar po vijon punën për mirëmbajtjen e akseve rrugore që çojnë drejt pikave kufitare dhe turistike. Aktualisht është bërë përmirësimi i sinjalistikës horizontale në segmentet Ura e Bunës-Murriqan dhe rruga e Shëngjinit. Në urën e Bunës vijon puna për riparimin e shtresës së rezinës. Për të mos penguar trafikun, punimet kryhen gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, në korsi të veçuara. Puna në njërën korsi tashmë ka përfunduar dhe aktualisht po punohet në korsinë tjetër. Përmirësimi i këtij aksi rrugor ka si qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe...