Pijet energjike po i çojnë fëmijët në spital, mjekët japin alarmin: 9 deri në 12-vjeçarët konsumojnë mbi tre në ditë, rastet nisin që 6 vjeç!

Pijet energjike po i çojnë fëmijët në spital, mjekët japin alarmin: 9 deri në 12-vjeçarët konsumojnë mbi tre në ditë, rastet nisin që 6 vjeç!

Zemra e fëmijëve tanë po sëmuret që në fëmijëri për shkak të stilit të jetesës pa kontroll që ata bëjnë si pije energjike dhe alkooli që në pubertet, ku mosha e vogël referuar në spital shkon në 6 vjeç,  pagjumësi natën nga ekranet e pafundme që përdorin gjatë ditës dhe duhanpirje. Kardio-pediatria Numila Maliqari (Kuneshka) thotë për RTSH se në klinikë e QSUT-së shtrime të rasteve të tilla për trajtim janë të rregullta dhe në rritje. “Kemi patur fëmijë të cilët i gjejmë të shtruar dhe shtrohen në pavionin tonë. Njëherë ka ardhur dhe një fëmijë gjashtë vjeç që referoi prindërit prindi që kishte konsumuar pije energjike. Po kështu kryesisht është mosha e pubertetit. Mosha e pubertetit 12-15 vjeç është mosha kur kanë një shpërthim...