Pier Paolo Pasolini, artisti që sfidoi kohën dhe shoqërinë përmes letërsisë e kinemasë

Pier Paolo Pasolini, artisti që sfidoi kohën dhe shoqërinë përmes letërsisë e kinemasë

Pier Paolo Pasolini mbetet një prej figurave më të rëndësishme dhe më të veçanta të kulturës italiane të shekullit XX, një krijues që e shndërroi artin në mënyrë të drejtpërdrejtë të përballjes me shoqërinë, pushtetin dhe kontradiktat e kohës. Poet, shkrimtar, eseist, dramaturg dhe regjisor, ai ndërtoi një vepër të gjerë artistike, përmes së cilës trajtoi çështje të identitetit, varfërisë, religjionit, seksualitetit dhe transformimeve të shoqërisë moderne. I njohur për qëndrimet e tij kritike dhe shpesh provokuese, Pasolini ishte një intelektual që nuk iu përshtat lehtë asnjë rryme politike apo kulturore, duke mbetur një zë i pavarur dhe kundërshtues, transmeton KultPlus. I lindur më 5 mars 1922 në Bolonjë të Italisë, Pasolini u rrit në një familje ku përplasjet mes botëkuptimeve dhe përvojat e ndryshme...