Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Philby, njëri nga spiunët më dinakë
Qeveria britanike më 1 korrik të vitit 1963 kishte pranuar se ish-diplomati i saj, Harold Adrian Russell “Kim” Philby kishte vepruar si agjent sovjetik. Dezertim i tij në Bashkimin Sovjetik në janar 1963 ka qenë një prej momenteve më dramatike të Luftës së Ftohtë. Philby ishte përjashtuar vite më parë nga shërbimi i zbulimit britanik MI6 – ai ishte dyshuar si spiun e tradhtar. Në rrezik për t’u arrestuar, Philby kishte kërkuar ndihmën e qendrës në Moskë. Në janar 1963, derisa ishte duke punuar si gazetar për Observer dhe Economist dhe kishte qenë në Bejrut, Liban, Philby i kishte hipur një anijeje ruse me destinacion Odesën. Larg nga të priturit si hero, Philby ishte mënjanuar nga KGB-ja sovjetike, e cila ishte frikësuar se ai mund...