Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Pezullohet projekti për restaurimin e burgut të Spaçit, ish të burgosurit protestë: Mos e prekni historinë!
👁9903
Pamje nga protesta MIRDITË- Shoqata anti-komuniste e ish të përndjekurve politikë dhe përfaqësues të shoqërisë civile protestuan sot në ambientet e ish-burgut të Spaçit. Të gjithë ata që dikur kanë qenë të dënuar, por edhe kryebashkiaku i Mirditës, Albert Mëlyshi, ngritën zërin kundër projektit të filmit që ka nisur që të zhvillohet në ambientet e ish-burgut. Sipas tyre, rikonstruktimet që po bëhen për të xhiruar filmin, por ndërhyjnë në godinë duke fshirë historinë që mbart. Sipas aktivistëve, kjo është përpjekje për të fshirë historinë e ish-Burgut të Spaçit. Gjatë protestës së sotme, kryetari i të përndjekurve antikomuniste Et’hem Fezollari kërkoi që...