Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Pezullohet numërimi në KZAZ 31, nxirren jashtë të gjithë vëzhguesit
👁7682
Procesi i numërimit për votën preferenciale është pezulluar në KZAZ 31 që është në ambientet e shkollës “1 Maji” në Tiranë, teksa të gjithë vëzhguesit janë nxjerrë jashtë. Shkak është bërë shqetësimi i ngritur nga vëzhguesit, se grupet e numërimit nuk kanë bërë ndarjen e fletëve të votimit ku është votuar vetëm partia, apo partia dhe kandidati. Sipas pretendimeve të tyre, fletët që është votuar vetëm partia, llogariten edhe për kandidatë.