Petro Luarasi martir në mbrojtje të shqipes që mallkonte kisha greke

Petro Luarasi martir në mbrojtje të shqipes që mallkonte kisha greke

Në 17gushtin e vitit 1911 iu morr jeta me helmim atdhetarit heroik Petro Nini Luarasit. Sipas dokumenteve të kohës, thuhet se ishin agjentë në shërbim të dhespotit të Korçës, Joakimit, ata që arritën ta helmonin. Kërkuan ta shpallnin si të vdekur nga kolera dhe tentuan t’i djegin kufomën me gëlqere. Por hasën në kundërshtimin e fortë të dashamirësve të tij që ishin mbledhur për t’i bërë nderet e fundit. Ai vdiq si martir i gjuhës shqipe, duke mos e gëzuar shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë 15 muaj më vonë, atë pavarësi për të cilën luftoi aq shumë. ”Priftëria patriarkike bëri vegël të qëllim të saj fenë, të cilën e tund si këmborë friksonjëse kundër cilitdo shqiptari që dashuron shkronjat e tij, dhe që ta rrëmbejë...