Petrit Ruka: Kjo tokë quhet Shqipëri. Është e jona…
Petrit Ruka Kjo tokë quhet Shqipëri. Është e jona.Qysh atëbotë që u krijuaMbi kokën tonë hëna.Vure dorën mbi të të ndjesh si derdhenPërrenjtë e të vdekurve nga brenda. Këta janë ullinjtë tanë moshatarë me detin,Që flasin ilirisht me lumenjtëMbrëmjeve të prillit.Nën ta vinin e çlodhninMushkëritë e nxira nga blozaPerënditë e kthyera nga Trojat e hirit. Në cilin prej tyre (që bën ende lule dhe kokrra)Ka lidhur elefantin Pirroja i Epirit?! Ja dhe arat tona sa shamia e xhepit,Bokërrima të thinjura nga uria dhe etja.I mbillnim me misër,Dhe mbinin lotë,Dhe korrnim ëndrra…. Anash malet,…Ah, mali –Vëllai ynë i madh,Që na mbajti frymën gjallë.Secilit nga ne po t’i çash më dysh zemrënI gjen patjetër një mal… Pastaj mbi ta fshatrat e përhimtë kaçakë,Kokëshkretë pas lirisë,Drerë të egër...
Burimi:
kultplus.com