Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Pësoi djegie në trup gjatë shuarjes së zjarrit në Senicë, shefi i komisariatit të Delvinës dërgohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës
Pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin e Sarandës, shefi i Komisariatit të Delvinës, komisar Agim Troci, është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë pasditen e sotme. Ai ka pësuar djegie në bark, krahë dhe këmbë gjatë zjarrit që shpërtheu sot në Senicë, ku ishte i pranishëm për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit. Shefi i Komisariatit të Policisë së Delvinës, komisar Agim Troci, i cili ndodhej në vendngjarje mesditën e sotme për shuarjen e zjarrit, ka pësuar djegie në trup dhe fillimisht u shtrua në spitalin e Sarandës. Po ashtu, shefi i krimeve në komisariat, Joni Lame,...