Pësoi defekt gjatë lundrimit dhe rrezikoi mbytjen, shpëtohet skafisti në Vlorë

Pësoi defekt gjatë lundrimit dhe rrezikoi mbytjen, shpëtohet skafisti në Vlorë

Policia Kufitare në Vlorë i vjen në ndihmë një skafi, i cili kishte pësuar defekt në motor. Pas marrjes së njoftimit, mjeti lundrues i policisë kufitare te Vlorës ka shkuar në ndihmë një skafi me një person në bord, i cili rrezikonte të mbytej për shkak te defektit në motor, por dhe detit me dallgë. Skafi është tërhequr nga policia Kufitare për ta sjellë në zonën e Tri Portit, ndërkohë personi në skaf është në gjendje te mirë shëndetësore.
Burimi: Javanews.al