Peskov: Rifillimi i negociatave trepalëshe nuk nënkupton kufizim të operacioneve ushtarake

Peskov: Rifillimi i negociatave trepalëshe nuk nënkupton kufizim të operacioneve ushtarake

Kremlini theksoi sot, të hënën, më 26 tetor, se negociatat trepalëshe të planifikuara të mbahen në nëntor midis Moskës , Kievit dhe Uashingtonit nuk do të thotë që palët ndërluftuese do të ngadalësojnë operacionet e tyre ushtarake, duke deklaruar megjithatë se është e hapur për armëpushime të tjera humanitare pas asaj të planifikuar në qytetin Oleski. “Vendimi për të rifilluar negociatat trepalëshe nuk nënkupton ndonjë kufizim të operacioneve ushtarake”, tha zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov, në një konferencë të përditshme për shtyp. “Forcat tona të armatosura vazhdojnë të kryejnë sulme masive kundër kompleksit ushtarako-industrial ukrainas. Nga ana e tij, regjimi i Kievit gjithashtu vazhdon të gjitha veprimet e tij të ngjashme”, vazhdoi ai. Negociatat e drejtpërdrejta midis Rusisë dhe Ukrainës nën ndërmjetësimin e SHBA-së...