Burimi:
Top-Channel.tv

“Peshkatarit” i presin krahët! Dëmtohet skulptura urbane në shëtitoren “Taulantia” në Durrës
👁12483
Një nga veprat simbol të qytetit të Durrësit, skulptura urbane e “Peshkatarit” është dëmtuar sërish. Vepra ndodhet në shëtitoren bregdetare Taulantia, pranë “Sfinksit”, një zonë shumë e frekuentuar nga qytetarët dhe turistët. Skulptura ishte restauruar për herë të dytë në më pak se një vit dhe ishte rikthyer në vendin e saj. Megjithatë, mbrëmjen e kaluar, ajo ka pësuar sërish dëmtime. E realizuar nga skuptori Dylber Neziri, kjo skulpturë urbane u vendos buzë detit në vitin 2016 duke u shndërruar shpejt në një simbol për qytetin. Por ajo është dhe një nga skulpturat më të dëmtuara në qytet, së bashku...