Peshkatari mbytet në lumin Mat (EMRI)

Peshkatari mbytet në lumin Mat (EMRI)

Polumbarët e forcave speciale RENEA, pas disa orësh kërkime, kanë gjetur dhe nxjerrë në sipërfaqe trupin e pajetë të 68-vjeçarit Dedë Qoku, i cili u mbyt ditën e sotme në lumin Mat Lajmi është konfirmuar nga Policia e Lezhës. Peshkatari dyshohet se ishte futur në ujë në afërsi të Urës së Zogut për të hedhur rrjetat e peshkimit dhe nuk u rikthye më në sipërfaqe. Policia thotë se grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.