Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Pesë zyrtarë policorë dalin sot para gjykatës pas vdekjes së 27-vjeçarit në Lipjan
Pesë zyrtarë të Policisë së Kosovës do të paraqiten sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan, nën dyshimet për përfshirje në një ndërhyrje, që përfundoi me vdekjen e një të riu 27-vjeçar. Rasti ka ndodhur në orët e para të 7 korrikut në Lipjan, ndërsa në mbrëmje janë arrestuar të pesë policët që janë marrë me rastin, nën dyshimet se kanë kryer veprën penale “vrasje nga pakujdesia”. Policia ka thënë se i ndjeri, i identifikuar si Agon Zejnullahu, dyshohet se ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe duke sulmuar automjete e kalimtarë, kur është ndaluar nga autoritetet e...