Pesë të vrarë në një dasmë nga sulmi amerikan, Irani sulmon bazat e SHBA-së në Lindjen e Mesme
Teherani ka nisur sulme me raketa dhe dronë ndaj objektivave amerikane në Jordani, Kuvajt, Irak dhe Bahrein, pasi Shtetet e Bashkuara rifilluan sulmet ndaj Iranit të martën. Sulmet iraniane vijnë në shenjë hakmarrjeje pas goditjeve amerikane ndaj objektivave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) në Iran. Sipas Komandës Qendrore amerikane (CENTCOM), sulmet amerikane u ndërmorën pas “sulmeve të fundit të tentuara” nga IRGC ndaj anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit dhe forcave amerikane në rajon. Ndërkohë, Gjysmëhëna e Kuqe iraniane raportoi se pesë persona, mes tyre një fëmijë, u vranë dhe më shumë se 50 të tjerë u plagosën pasi copëza nga një sulm me raketa amerikane goditën një banesë ku po zhvillohej një ceremoni dasme në Sirik, në jug të Iranit. Ushtria amerikane tha se...
Burimi:
vizionplus.tv